Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nga Instagrami në WhatsApp/ Si u kap 43-vjeçari pedofil nga Trushi i Shkodrës
Prej më shume se tre vitesh emisioni Piranjat janë angazhuar seriozisht për kapjen, demaskimin dhe çuarjen përpara drejtësisë të pedofilëve, të cilët me aktivitet intensiv në rrjetet sociale, dhe pa u shqetësuar aspak bëjnë biseda me përmbajtje erotike me vajza nën moshe duke i paraprirë një kontakti të mundshëm fizik me këto të fundit. Pavarësisht angazhimit të Piranjave dhe bashkëpunimit të ngushtë me policinë për kapjen e tyre, realiteti virtual vazhdon të mbetet i njëjtë. Predatorët seksualë që nuk kursejnë as fëmijët e mitur, janë gjatë gjithë kohës prezentë në rrjetet sociale, në kërkim të viktimës së radhës e të gatshëm të përfitojnë nga pafajësia e të miturve, siç është rasti i Gazit, një 43 vjeçari nga fshati Trush, rreth 10 km nga qyteti i...