Malltezi: Peleshi dhe Nasufi kanë të përbashkët mes tyre, fondet që i kanë dhënë Klodian Zotos

Malltezi: Peleshi dhe Nasufi kanë të përbashkët mes tyre, fondet që i kanë dhënë Klodian Zotos

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka reaguar pas zgjedhjes së Niko Peleshit në krye të Kuvendit. Me një postim në Facebook, Malltezi shkruan se, drejtuesi i komisionin të zgjedhjes së tij e kryesoi deputeti socialist Fadil Nasufi, duke i lidhur të dy me të njëjtën aferë korruptive. ‘Çfarë kanë të përbashkët Fadil Nasufi dhe Niko Peleshi? Të dy i dhanë qindra mijëra euro Klodian Zotos për matësa uji dixhital inekzistentë! Por edhe kjo vjedhje është intelektuale për shërbëtorin e Edi Ramës’, shkruan Malltezi në një postim në Facebook. Afera e matësve të ujit lidhet me kompanitë e Klodian Zotos, një nga të akuzuarit kryesorë në aferën skandaloze të korrupsionit me inceneratorët. Sipas opozitës, kontratat për ‘matësa dixhitalë’ janë firmosur nga bashkitë...