Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Blushi: Pronari i inceneratoreve, Edi Rama vuri ne krye te Kuvendit ushtarin e inceneratoreve, ‘Niko helmin’
Sekretari i Përgjithshëm dhe njëkohësisht deputet i PL, Tedi Blushi ka folur për gazetarët pas daljes nga Kuvendi i Shqipërisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si pronarin ‘de facto’ të inceneratorëve dhe përzgjedhjen e Niko Peleshit si kryeparlamentar për llogari të mafies së inceneratorëve. ‘Tani mafia e inceneratorëve, pasi drejton qeverinë, zyrtarisht ka marrë në dorë drejtimin e parlamentit. Sot në krye të parlamentit do të kemi ‘Niko inceneratorin’, ose ‘Niko helmin’, se besoj e mbani mend aferën e ‘silikon x’, por më e rëndë akoma është fakti që kushdo kundërshtar i deklaruar i mafies së inceneratorëve, aferë e cila edhe për shkak se drejtësia është kapur prej fyti nga Edi Rama është një aferë që ende vijon dhe prova më të qartë të kapjes së...