Është lënë në burg administratori i ‘Era-Fruit’, Marigren Qorri dhe në arrest shtëpie 2 inspektorët e AKU-së nga Gjykata e Beratit, pas u sekuestruan domate që dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë pesticidesh.
Ekpsortuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë mbërritur sot në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, për t’u njohur me masat e sigurimit.
Në momentin e mbërritjes së tyre, jashtë ambjenteve të gjykatës, përveç familjarëvë ka pasur edhe fermer dhe eksportues perimesh, që kishin ardhur në mbeshtetje të kolegut të tyre Mariglen Qorri.
Top Channel
