Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump kërcënon qytetet demokrate me ndërhyrje ushtarake: Garda Kombëtare drejt Memfisit, “Departamenti i Luftës” drejt Çikagos
Donald Trump njoftoi sot se do të vendosë njësi të Gardës Kombëtare në Memfis, Tenesi (në jug të SHBA-së), si pjesë e fushatës së tij kundër krimit që, sipas tij, ka prekur qytetet kryesore të vendit të drejtuara nga demokratët. “Do të shkojmë në Memfis. Memfisi ka shumë probleme. Kryetari i bashkisë është i lumtur, ai është një kryetar bashkie demokrat (…). Do ta trajtojmë këtë siç bëmë në Uashington”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një interviste për Fox News, duke iu referuar vendosjes së ushtarëve dhe oficerëve të policisë federale në kryeqytet muajin e kaluar. Në fund të javës së kaluar, Trump kishte kërcënuar edhe qytetin e Çikagos me ndërhyrje ushtarake, duke përmendur emrin e ri që, sipas tij, i është dhënë Pentagonit — “Departamenti...