Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit

Parlamenti nisi sërish punën duke u mbledhur në orën 17:00 në këtë seancë të dytë për t’u betuar deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë kreu i PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.
Lajmi u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Top Channel