Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pesticidet “helmojnë” fermerët, prodhuesit e frutave e perimeve thonë se po dëmtohen që të gjithë nga abuzuesit
Arrestimi i një eksportuesi bashkë me 2 inspektorë të AKU-së në Berat pas bllokimit të një ngarkese me 8 ton domate me pesticide në Kroaci, ka nxitur frikën dhe pasigurinë tek grumbulluesit dhe eksportuesit e tjerë. Në Roskovec grumbulluesit thonë se personalisht nuk kanë asnjë ngarkesë të kthyer apo bllokuar, por rreziku mbetet i lartë. “Si fillim i bëjmë një thirrje gjithë faktorëve kryesor të cilët janë fermerët që të kenë shumë kujdes në përdorimin e pesticideve ushqyesve së bimës së tyre i bëjmë thirrje gjithashtu edhe agronomëve që tu qëndrojnë afër fermerëve t’i ndihmojnë dhe tu mësojë atyre së çfarë dhe si ti përdorin këto ingriendient. Çdo fermer dëshiron rendiment dhe të fitoj por duhet patjetër që të ruajnë çdo karencë në produktin e...