Nga kontrata e fshehta miliona euroshe te Diella – Aferat Rama – Tony Blair në kurriz të shqiptarëve

Nga kontrata e fshehta miliona euroshe te Diella – Aferat Rama – Tony Blair në kurriz të shqiptarëve

Marrëdhënia mes Edi Ramës dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair vazhdon të ngrejë dyshime të forta për mungesë transparence dhe kosto të fshehura për buxhetin e shtetit.   Së fundi ka dalë në dritë se gjithë propaganda e Ramës për ministren “Diella” të inteligjencës artificiale është as më pak e as më shumë por vazhdë e aferave korruptive mes tyre. Instituti Tony Blair e ka dekonspiruar vetë këtë të vërtetë të thjeshtë. Në publikimet e tyre zyrtare ata thonë se në kuadër të fondeve që mbledhin nga institucione ndërkombëtare pjesë ekslusive të projektit kanë edhe projektin “Diella 2.0”     Kujtojmë se Instituti i Tony Blair ka hapur në vitin 2024 një degë në Shqipëri me adresë në “Torre Drin”. Dega ka vetëm 8 punonjës të...