Al-Khelaifi surprizon në Tiranë/ Presidenti i PSG bën “merkato” në një dyqan frutash (VIDEO)

Al-Khelaifi surprizon në Tiranë/ Presidenti i PSG bën “merkato” në një dyqan frutash (VIDEO)

Vizita e presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, në Tiranë po sjell skena të papritura edhe jashtë futbollit. Pas mbledhjes me UEFA-n dhe ECA-n, “sheiku i futbollit” është ndalur krejt spontanisht në një dyqan fruta–perimesh pranë stadiumit “Air Albania”, në rrugën e Elbasanit. Shitësi i thjeshtë, sapo e ka parë, nuk ka pasur nevojë për shumë mendime: “Ky është presidenti PSG-së!”, ka thënë i habitur, teksa presidenti i klubit parizien kontrollonte mollët dhe portokallet. Nëse te Parisi Al-Khelaifi njihet për blerje milionash në merkato, në Tiranë duket se ka bërë “transferime” simbolike të frutave që i kanë bërë përshtypje. Kush e di, ndoshta pas Messit e Mbappés, lista e tij e blerjeve do të ketë edhe ndonjë dardhë nga Shqipëria. /Rozalb Lika-Koha Jonë/