Masakra e Shkodrës/ Merret në pyetje Mustafa Lici

Masakra e Shkodrës/ Merret në pyetje Mustafa Lici

Policia e Shkodrës ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit në kryeqendrën e veriut, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Armando Pali dhe 31-vjeçari Liridon Kraja (Lushi), teksa u plagosën Erogen Vaso alias Brajoviç, si edhe kamarieria Meri Kacerri. Si autor i dyshuar i krimit u arrestua 28-vjeçari Ragip Gula, ndërsja janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të tij Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili njihet si krahu i djathtë i Licajve dhe një 17-vjeçar. Shënjestër e atentatit ka qenë Erogen Vaso alias Brajoviç, teksa grupi hetimor dyshon se krimi është urdhëruar nga një grup kriminal për larje hesapesh. Një prej personave që është marrë në pyetje është edhe Mustafa Lici, babai i Ibrahim...