Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Altin Dumani dhe Olsian Çela munguan në nisjen e legjislaturës së re, vendet e tyre në Kuvend mbetën bosh
                            Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë u shënua jo vetëm nga tensione politike dhe bllokime të foltores, por edhe nga mungesa e disa figurave kyçe të drejtësisë. Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, nuk ishin të pranishëm në në këtë seancë. Dy karriget e rezervuara për ta mbetën bosh, siç u vu re edhe nga fotot e shpërndara nga salla e seancave plenare. Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë arsye zyrtare për mungesën e tyre. Top Channel