Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E shoqëruar nga J.D Vance dhe gruaja e tij, bashkëshortja e Charlie Kirk nuk i mban dot lotët teksa zbret nga avioni i zv.presidentit
E veja e Charlie Kirk u pa për herë të parë që nga vrasja e burrit të saj në një aktivitet në Utah të mërkurën. Erika Franzweg u fotografua duke zbritur nga Air Force Two me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe gruan e tij, Usha. Në pamjet e publikuara, gruaja e Kirk u pa duke mbajtur dorën e Usha Vance ndërsa zbrisnin shkallët e aeroplanit. Air Force Two, avioni i zëvendëspresidentit të SHBA-së, u përdor për të transportuar trupin e aktivistit përsëri në shtetin e tij të Arizonës. Vance dhe gruaja e tij shoqëruan trupin dhe Erikën në kthim, ndërsa kjo e fundit, pasi hipi në një makinë, përshëndeti, pa mundur të mbante lotët mbështetësit e Kirk, të cilët valëvitnin flamuj amerikanë në pritjen...