Berisha ironizon Ramën për Diellën: Tenderat i mori AI, paratë i shkojnë Ramaduros!

Berisha ironizon Ramën për Diellën: Tenderat i mori AI, paratë i shkojnë Ramaduros!

Keu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, pas lajmit se Diella “ministreshë” e krijuar nga inteligjenca artificiale do të menaxhojë tenderat publikë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: "Diella mori tenderat në dorë! Fitore! Të gjitha paratë Ramaduros! Lubia mbetet me lugë bosh!" Berisha godet centralizimin ekstrem të pushtetit dhe kontrollin total të financave publike nga Rama, duke përdorur Diellën si fasadë teknologjike për të legjitimuar përqendrimin e tenderave në pak duar. Postimi: