“Paraqitje individësh sikur shpalleshin çmimet ‘Oscar”, kritika e akademikut Fuga për shpalljen e qeverisë së re: Po kameramani ku e dinte që i fokusonte ministrat?

“Paraqitje individësh sikur shpalleshin çmimet ‘Oscar”, kritika e akademikut Fuga për shpalljen e qeverisë së re: Po kameramani ku e dinte që i fokusonte ministrat?

Akademiku Artan Fuga ka kritikuar shpalljen e qeverisë së re ditën e djeshme gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të cilën e quan “shfaqje si mbledhje kooperative bujqësore”. “Sa i gjorë është publiku shqiptar! E them se shfaqja e djeshme nga ana e komunikimit masiv ishte si mbledhje kooperative bujqësore! Në vend të një programi qeverisës ku emrat e rinj në krye të dikastereve të lidheshin me politikën e ardhshme, patëm paraqitje individësh me emfazë, sikur shpalleshin çmimet OSCAR, si njerëz të jashtzakonshëm, por që nuk dihet se çfarë kanë bërë të veçantë për të mirën publike. Si tha shoku Enver në Kongresin e katërt të partisë kur po shpallte antarët e komitetit qendror, për karshillik ndaj tovararish Hrushçev? Ne kemi kuadro për të formuar katër...