SHBA, alarmi për bombë në selinë e Partisë Demokratike në Uashington rezultoi fals

SHBA, alarmi për bombë në selinë e Partisë Demokratike në Uashington rezultoi fals

Shtetet e Bashkuara janë në një gjendje alarmi pas vrasjes së aktivistit të krahut të djathtë, mbështetësit të Donald Trump, Charlie Kirk. Një alarm për bombë në selinë e Partisë Demokratike në Uashington, edhe pse rezultoi fals, ngriti në këmbë policinë në Kapitol. Vrasja e Kirk ka krijuar një atmosferë pasigurie edhe te politikanët amerikanë si demokratë ashtu edhe republikanë. Ligjvënës nga të dyja anët kanë shprehur frikë për sigurinë e tyre dhe po shtojnë masat pas rritjes së dhunës me bazë politike. Kongresmenia Aleksandra Ocasio Cortez tha se ka shtyrë dy evente publike të planifikuara këtë fundjavë në Karolinën e Veriut. Ajo shtoi se arsye për këtë u bë ngjarja në Utah, ku u vra Kirk dhe frika për sigurinë e saj. Cortez theksoi...