Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Ihar Losik, lirohet pas 5 vjetësh burgim brutal në Bjellorusi

Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Ihar Losik, lirohet pas 5 vjetësh burgim brutal në Bjellorusi

Gazetari i Radios Evropa e Lirë (REL), Ihar Losik, është liruar nga burgu, pasi ka kaluar më shumë se pesë vjet prapa grilave në kushte brutale në Bjellorusi, mbi bazën e akuzave të fabrikuara. Lirimi i tij ka ndodhur në kuadër të lirimit më të fundit të të burgosurve politikë, në mes të një ngrohje të raporteve ndërmjet Minskut dhe Uashingtonit. “Jam në shok, në shok të plotë, por sigurisht shumë i lumtur. Tani jam këtu, duket se jam i lirë dhe ndihem i lirë. Por, kjo nuk është lumturi e plotë sepse familja ime nuk është me mua”, tha ai gjatë një konference për media në Vilnius të Lituanisë. Losik se nuk e priste që të lirohej, duke kujtuar se hiç më larg se...