Kabineti i ri/ Lubonja shpërthen ndaj Ramës: Jemi në regjim, ministrat thjesht skllevër të bindjes

Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Fatos Lubonja, ka hedhur komentoi mbi fjaliomin e sotëm të kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës se si ai ka bërë emërimet e reja në kabinetin qeveritar. I ftuar në emisionin “Log.” në News24, Lubonja tha se kriteri i vetëm i Ramës nuk është cilësia apo profesionalizmi i ministrave, por bindja e verbër ndaj tij personalisht.

“Jemi në një regjim. Rama deklaroi sot se nuk ka nevojë për rotacion dhe kur foli për drejtësinë pranoi problemet, por shtoi se vetëm ai do ta çojë në drejtimin e duhur. Ballukun e ka vënë zëvendëskryeministre, jo sepse është më e mira, por sepse i bindet”, u shpreh Lubonja.

Ai e krahasoi Ramën me Enver Hoxhën, duke thënë se kreu i qeverisë po zëvendëson figurat me emra pa histori, të cilët e kanë të vetmin kriter besnikërinë ndaj tij. “Njëshi është Rama, të gjithë të tjerët janë zero. Edhe tani që Veliaj është në burg, Rama mbetet kryetar bashkie, sepse gjithçka sillet rreth tij”, theksoi ai.

Sipas Lubonjës, ministrat e rinj nuk janë gjë tjetër veçse “Lenka Çuko të radhës”, të përzgjedhur për nënshtrim absolut, duke e bërë qeverinë një instrument personal të Ramës dhe jo një strukturë funksionale në shërbim të qytetarëve.

Lubonja:

“Jemi në një regjim. Edi Rama sot tha se nuk ka nevojë për rotacion. Edhe kur foli për drejtësinë, tha se ka probleme, por shtoi se “ne do e çojmë në drejtimin e duhur”. Ballukun e ka vënë zv kryeministre sepse është më e mira e mundshme?

Kriteri është i qartë. Njëshi është Rama, të gjithë janë zero. Edhe kryetar bashkie Edi Rama ka mbetur, tani që u burgos Veliaj. Rama ka kriter se kush është më i binduri tërësisht.

Këta janë ‘Lenka Çuko e radhës’. Në kohën e PPSH, Enver Hoxha vendosi fillimisht shokët e luftës dhe më vonë i zëvendësoi me emra pa histori nga pas, që thjesht i bindeshin” – tha Lubonja.