Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteve të shkruara me dorën e tij, amanetet e fundit të stilistit të famshëm
Giorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur. Këto dy dokumente sekrete do të përcaktojnë ndarjen e pasurisë së tij, e cila vlerësohet mes 11 dhe 13 miliardë eurove, si dhe të ardhmen e kompanisë Giorgio Armani SpA – themeluar nga vetë stilisti në Piacenza, rreth 50 vjet më parë. Të dy dokumentet janë të kohëve të fundit, testamenti i parë mban datën 15 mars 2025, ndërsa i dyti datën 5 prill. Ato u hapën zyrtarisht më 9 shtator nga noteria Elena Terrenghi. Ndërkohë, familja ka pranuar që emri i stilistit të regjistrohet në kapelën përkujtimore të Milanos. Pasuria e Giorgio Armanit përfshin një rrjet të gjerë pronash të paluajtshme dhe asete të tjera luksoze....