Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit
FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e tij. Gjithashtu ka njoftuar një shpërblim prej 100,000 dollarësh për informacionin që çon në identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës për vrasjen. Dy fotot tregojnë një burrë në shkallë, të veshur me një bluzë të zezë me një fotografi të flamurit amerikan, një kapele bejsbolli dhe syze dielli të errëta. Publikimi i fotove sugjeron që FBI nuk ka qenë në gjendje ta identifikojë të dyshuarin përmes njohjes së fytyrës ose teknologjisë tjetër, pasi më parë, shefi i policisë kishte deklaruar se fotot do të publikoheshin vetëm nëse nuk do të ishin në gjendje ta identifikonin ndryshe të dyshuarin. Kreu i...