“Rikthim në shtëpinë time natyrale”, Manja pasi u emërua kryetar i Komisionit të Ligjeve: Mezi pres të nis këtë kapitull të ri

“Rikthim në shtëpinë time natyrale”, Manja pasi u emërua kryetar i Komisionit të Ligjeve: Mezi pres të nis këtë kapitull të ri

Reagimi: Rikthim në shtëpinë time natyrale – Kuvendin e Shqipërisë, si Kryetar i Komisionit të Ligjeve. Sot, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, hodhëm themelet e vizionit Shqipëria 2030 në Evropë. Për mua, ky është një moment i veçantë rikthimi në Kuvend, pas një periudhe të mrekullueshme në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Ka qenë nder dhe një shkollë jete të shërbeja si ministër, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, të cilit i jam mirënjohës për mbështetjen e pakursyer dhe besimin e dhënë në këto afro 17 vite të rrugëtimit tim politik në Partinë Socialiste. Faleminderit nga zemra të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në ministri dhe institucionet e varësisë – ju jeni një aset i pazëvendësueshëm i shtetit shqiptar. Një falënderim të veçantë dua të...