Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Megaoperacioni për goditjen e rrjetit të trafikut të drogës në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
Gjykata Shkallës së Parë në Elbasanit ka caktuar masat për 31 të arrestuarit gjatë megaoperacionit për goditjen e trafikut të drogës dy ditë më parë. Gjykata bën me dije se në sajë të operacionit “First Day”, ku u arrestuan 31 persona janë caktuar masat arrest në shtëpi për 2 persona dhe arrest në burg për 28 të tjerë. Të arrestuarit u sollën nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i kishte kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë. Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi...