Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, ka ndarë në rrjetet sociale disa video kaotike nga përmbytjet në qytetin e Durrësit.
Në pamjet e shpërndara shihet situata e rëndë e krijuar nga reshjet e dendura, ndërsa Hysaj e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin ironik:
“Durrësi sot i përmbytur, gomone s’bëjnë më punë … por anëtarët e Asamblesë sërish arrijnë në Tiranë. Magji politike! ”
Përmbytjet kanë rikthyer edhe një herë kritikat ndaj qeverisë, duke e rikujtuar akuzuar për dështim në menaxhimin e infrastrukturës dhe emergjencave civile.
Postimi i plotë:
