Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
33 Miliard Lekë Sokol Çupit dhe grupit, si dynden në para publike oligarkët e vendit dhe nuk hetohen
Një tjetër tender publik i zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe mënyrën e dhënies së parave të popullit. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Loti 2: Zhvillim dhe rikonstruksion i rrjetit TU dhe kabinës në Bilisht”, me një fond limit prej 246 milionë lekësh. Në garë u paraqit vetëm një kompani konkuruese – EVEREST Sh.p.k. që fitoi kontratën me një ofertë prej 284 milionë lekësh me TVSH. Pronar i kompanisë është Sokol dhe Ilir Çupi së bashku me Hyqmet, Esat, Albert dhe Kujtim Valterin. Drejtoria Rajonale e OSSH në Korçë ka qenë edhe më herët nën lupën e kritikave për mënyrën e menaxhimit të tenderëve me në krye Anisa Ducin, Elizeta Shehun dhe Robert Kocon. Sipas raportimeve të mediave,...