Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Më shumë se kurrë, demokratët duan të na bashkohen”, Rama në Asamblenë e PS: Nuk na duhet vota e tyre, por dëshira
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama theksoi se partia është e hapur për qytetarë nga orientime të ndryshme politike, duke përfshirë edhe ata që vijnë nga radhët e demokratëve. Rama: “Ka sot demokratë që duan të na bashkohen më shumë se kurrë. Nuk na duhet më vota e demokratëve, por dëshira e tyre për të punuar, për të dhënë një kontribut sado të vogël dhe njëkohësisht duke mbajtur veten dhe familjen e tyre. Na duhet që të kemi njerëz që janë me atë punë, dhe duhet ta ndjejmë dobinë e kësaj hapjeje”. Top Channel