Presidenti amerikan, Donald Trumo lëshoi një urdhër ekzekutiv të marten, që synon të bllokojë zbatimin e ligjeve shtetërore të miratuara, për të reduktuar përdorimin e karburanteve fosile dhe për të luftuar krizën klimatike.
Masa është e fundit, në një varg përpjekjesh të administratës së Trump për të rritur prodhimin e brendshëm të energjisë dhe për të kundërshtuar politikat e udhëhequra kryesisht nga demokratët, për të frenuar emetimet e karbonit. Ajo erdhi vetëm disa orë pasi Trump, një republikan, lëshoi urdhra për të rritur prodhimin e qymyrit.
Urdhri udhëzoi prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së të identifikonte ligjet shtetërore që adresojnë ndryshimet klimatike, iniciativat ESG, drejtësinë mjedisore dhe emetimet e karbonit dhe të ndërmarrë veprime për t’i bllokuar ato.
“Shumë shtete kanë miratuar, ose janë në proces të miratimit, politika të rënduara dhe të motivuara ideologjikisht, ‘ndryshimet klimatike’ ose energjetike që kërcënojnë dominimin energjetik amerikan dhe sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare,” thuhej në urdhër.
Trump përmendi në mënyrë specifike ligjet në Nju Jork dhe Vermont, që gjobisin kompanitë e lëndëve djegëse fosile për kontributin e tyre në ndryshimin e klimës, politikën e Kalifornisë për kufirin dhe tregtinë, dhe paditë nga shtetet që kanë kërkuar të mbajnë kompanitë e energjisë përgjegjëse për rolin e tyre në ngrohjen globale./ The Guardian.