“Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që t’i qeverisë vetë organet e veta”, Rama nga Asambleja: E dija që do të sillte dhimbje tërheqja nga drejtësia!

“Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që t’i qeverisë vetë organet e veta”, Rama nga Asambleja: E dija që do të sillte dhimbje tërheqja nga drejtësia!

Rama: “Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që t’i qeverisë vetë organet e veta, të zgjedhura krejtësisht jashtë vullnetit të partive politike. Kush flet për kapje të pushtetit nga ana jonë, me urdhra nga lartë, ose nuk di çfarë flet, ose nuk do të pranojë të vërtetën shumë të madhe të një ndryshimi që në historinë e këtij vendi do të shënohet si epokal, për një vend që nuk ka pasur kurrë pavarësi të prokurorëve dhe gjykatësve. E kam ditur që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqësorit, do të sillte dhimbje dhe do na bënte dëshmitarë të një lindje dhe të rritje të vështirë, të krijesës së drejtësisë së pavarur, që për 100 e kusur vjet nuk ishte as e lirë, as e pavarur...