Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mesazhi – Presidenti Begaj: Me dhimbje të thellë përkujtoj viktimat e 11 shtatorit në New York
Presidenti Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Në Facebook, Begaj shkruan se vendi ynë "riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë", përcjell A2. Mesazhi i Presidentit të Republikës: Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara.