Të gjithë kalojmë periudha të vështira, por si ta kuptosh nëse ajo që po përjeton është kalimtare, apo ka ardhur koha të kërkosh ndihmë profesionale?
Psikoterapia nuk është vetëm për raste ekstreme është një hap drejt mirëqenies mendore, qetësisë dhe kuptimit të vetes. Më poshtë gjendet një test i thjeshtë vetëvlerësimi. Për çdo pyetje, zgjidh njërën nga alternativat. Në fund, lexo interpretimin në bazë të përgjigjeve.
Testi: A duhet të flas me një psikolog?
Si i përballon ndjesitë e trishtimit apo ankthit?
A) Shpejt më kalojnë, me pak reflektim
B) Më shoqërojnë për disa ditë
C) Më pushtojnë vazhdimisht dhe ndikojnë në përditshmërinë time
Si është gjumi yt?
A) Fle mirë dhe zgjohem i/e pushuar
B) Kam net të vështira disa herë në javë
C) Kam kohë që nuk fle rehat dhe ndihem vazhdimisht i/e lodhur
Si ndihesh në përballje me sfida të zakonshme?
A) I përballoj me besim dhe fleksibilitet
B) Ndihem herë pas here i/e mbingarkuar
C) Çdo sfidë më duket si një mur i pakapërcyeshëm
A ke ndjesinë se nuk je më vetvetja?
A) Jo, ndihem në balancë
B) Ndonjëherë kam periudha që nuk më njoh
C) Prej kohësh kam humbur lidhjen me veten dhe me atë që më bënte mirë
Si janë marrëdhëniet e tua me të tjerët?
A) Të shëndetshme dhe të qarta
B) Kam hasur disa vështirësi kohët e fundit
C) Jam tërhequr nga të gjithë dhe ndihem i/e izoluar
Rezultatet
• Shumica A: Aktualisht duket se po menaxhon mirë sfidat. Është gjithmonë mirë të kujdesesh për veten, por nuk ka shenja shqetësuese të theksuara.
• Shumica B: Je në një fazë delikate. Mund të përfitosh shumë nga një bisedë me një psikolog për të kuptuar më mirë veten dhe për të parandaluar agravimin e stresit.
• Shumica C: Shumë prej simptomave që po përjeton janë sinjal i qartë që duhet të kërkosh ndihmë profesionale. Të kujdesesh për shëndetin mendor është një hap kurajoz dhe i shëndetshëm.
