Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
OpenAI nën akuzë, a janë Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët?
A luajti ChatGPT rol në vetëvrasjen e një 16-vjeçari në SHBA? Këtë pretendon familja në gjykatë kundër OpenAI për djalin e vetëvrarë. Çfarë i bën chatbot-ët kaq të rrezikshëm? Matthew dhe Maria Raine nuk po kërkojnë vetëm kompensim financiar për vdekjen e djalit të tyre, Adam, në Kaliforni. Me padinë e tyre ngritur kundër gjigantit të internetit OpenAI, ata duan gjithashtu të sigurohen që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë. Ata janë të bindur se chatbot-i ChatGPT i OpenAI kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në vdekjen e Adamit. Në një rast të ngjashëm, një nënë nga Florida pretendon se chatbot-i i njohur si Character.AI e inkurajoi djalin e saj 14-vjeçar të merrte jetën. Chatbot-ët janë programe të bazuara në internet që u japin...