Anija amerikane ”USS Mount Whitney”, VanHorn: SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano, forcon krahun lindor të NATO-s

Anija amerikane ”USS Mount Whitney”, VanHorn: SHBA mbështet bazën detare në Porto Romano, forcon krahun lindor të NATO-s

Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 21:55 Për herë të parë në Porto Romano ka mbërritur një anije luftarake amerikane, anija “USS Mount Whitney”. Ankorimi i anijes së Flotës Ushtarake Amerikane, është një tjetër tregues i faktit se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partnerë strategjikë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Në ceremoninë që u mbajt në Durrës, morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, mes të cilëve Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, VanHorn në fjalën e saj i shprehu mirënjohjen Presidentit Bajram Begaj, për partneritetin e ngushtë. “Vendet tona janë më të forta dhe më të sigurta për...