U vra me armë zjarri gjatë një fushate/ Kush ishte Charlie Kirk, ikona e aktivizmit konservator dhe babai i dy fëmijëve

U vra me armë zjarri gjatë një fushate/ Kush ishte Charlie Kirk, ikona e aktivizmit konservator dhe babai i dy fëmijëve

Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi me armë gjatë një eventi në Utah Valley University. Ai ishte 31 vjeç dhe ikona e një brez i tërë aktivistësh konservatorë. Kirk ishte një nga figurat më të njohura të aktivizmit konservator në SHBA, veçanërisht për brezat e rinj. Në vitin 2012, vetëm 18-vjeçar, themeloi TPUSA, një organizatë që tani shtrihet në mbi 3,000 kampuse shkollash dhe universitete, me qindra mijëra studentë të angazhuar. Gjatë turneut të tij të fundit “American Comeback Tour”, Kirk udhëhoqi debatet “Prove Me Wrong” në auditorë të hapura, ku sfidonte studentët mbi çështje ideologjike si identiteti, klimën dhe vlerat familjare. I rrethuar nga një prani e fuqishme mediatike—duke drejtuar...