Kërcënohen forcat Shqiponja në Shkodër: Do ju hapim barkun me plumba

Kërcënohen forcat Shqiponja në Shkodër: Do ju hapim barkun me plumba

FOTO ILUSTRUESE SHKODËR-Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sërish në Shkodër, ku Forcat Shqiponja janë kërcënuar nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur teksa efektivët ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit dhe dy persona janë ndalur pranë tyre duke i kërcënuar me fjalët: do t'ju hapim barkun me plumba. Personat janë larguar, ndërsa efektivët janë vënë në ndjekie te tyre duke arritur që t’i ndalojnë. Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës. Raportohet se njëri prej personave të shoqëruar eshte efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, por në momentin e kërcënimit nuk ka qenë në shërbim policor. Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë./ZËRI