Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbytet i mituri në plazhin e Durrësit
Një i mitur është mbytur aksidentalisht në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në në lagjen nr. 13, Durrës, teksa i mituri ka qenë duke u larë në det. Policia njofton se është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes. Top Channel