Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Kastriot Gurra

Kastriot Gurra

TIRANË-Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Kastriot Gurrës nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Në vend të Gurrës, në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin është emëruar Ermal Shena.
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT  TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË SHTETËRORE  PËR SHPRONËSIMIN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Kastriot Gurra ka qenë kryetar i Bashkisë Librazhd nga viti 2015-2023. Ai mori drejtimin në krye të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve më 11 janar 2024./ZËRI