Një ditë pas rënies së qeverisë në Nepal, ish-gjykatësja pranon kërkesën e protestuesve për tu bërë kryeministre e përkohshme

Një ditë pas rënies së qeverisë në Nepal, ish-gjykatësja pranon kërkesën e protestuesve për tu bërë kryeministre e përkohshme

Ish-kryetarja e gjykatës së Nepalit, e vetmja grua që mban këtë post deri më sot, tha në një intervistë se kishte “pranuar kërkesën e protestuesve të “GenZ” për të kryesuar qeverinë kalimtare të vendit. 73-vjeçarja Sushila Karki, e cila është e respektuar në vend, kishte thënë më parë se të gjitha palët duhet të “bashkohen për të gjetur një rrugëdalje nga kriza”. Më parë, shefi i ushtrisë së Nepalit, gjenerali Ashok Raj Sigdel, zhvilloi bisedime me figura të ndryshme në vend, përfshirë përfaqësues të protestuesve që detyruan dorëheqjen e kryeministrit K.P. Sharma Oli. “Shefi i ushtrisë ka filluar bisedime me parti të ndryshme dhe është takuar me përfaqësues të GenZ”, tha zëdhënësi i tij, Rajaram Basnet. Që nga e marta, gjenerali Sigdel u kishte bërë...