Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Metës

Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin e Metës

Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 16:39 Drejtoria e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për Kujtim Cakranin i cili është avokati i Ilir Metës. Ai ka shkelur rregullat duke lejuar kryerjen e një komunikim me telefonin e tij me ish-presidentin nga qelia, live në një studio televizive. Drejtori i Burgjeve, Klevis Qosja, duke iu drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, tha se kjo telefonatë e kryer tetorin e një viti më parë. “Sipas ligjit “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve dhe të të Paraburgosurve”, leja për realizimin e telefonatave, takimeve apo formave të tjera të komunikimit për një të paraburgosur, duhet të miratohet paraprakisht nga prokurori i çështjes”, thuhet në shkresë, gjë që sipas tij nuk është bërë. “Për rastin konkret Drejtoria e Përgjithshme...