Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: Pas mosnjohjes së zgjedhjeve, duhet reagim i fortë nga opozita, të mbahen protesta
Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, Ervin Salianji para gazetarëve deklaroi se në mbledhjen e parë të parlamentit, opozita duhet të këtë një reagim të fortë. Sipas tij opozita duhet të ngrihet në protesta. “Pas mosnjohjes së zgjedhje, që është dakordësi e opinionit publik opozitar, PD duhet ta shoqërojë me akte të forta revolte. Të organizojmë protesta të forta dhe revolta që ditën e parë të konstituimit të Kuvendit”, tha Salianji. Top Channel