Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Të arrestuarit në Elbasan/ Shtyhet seanca e masave të sigurimit
Shtyhet seanca e masave të sigurimit për operacionin "First Day" për shkak se avokatët kërkuan gjatë seancës të njihen me aktet e hetimit në mënyrë që të përgatisin mbrojtjen për mbajtjen e qëndrimit të tyre. Seanca e ardhshme u caktua nesër më datë 11.09.2025 ora 09:30. Dy ditë më parë Forcat RENEA zhvilluan një megaoperacion në 7-të bashkitë e qarkut të Elbasanit. U ekzekutuan 25 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj personave të përfshirë në veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë edhe 5 persona të tjerë dhe u procedua penalisht një shtetas. Gjatë operacionit kanë rënë në pranga disa shtetas me banim në Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Belsh dhe Cerrik. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan, sasi lënde...