Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjas për liri, ish-deputeti mbetet në burg

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjas për liri, ish-deputeti mbetet në burg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të butë. Çyrbja do të vijojë të qëndrojë në qeli, pasi trupa gjykuese nuk ka gjetur argumente të mjaftueshme për të ndryshuar masën e caktuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas dosjes hetimore të SPAK, ish-deputeti akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit, si dhe korrupsion në zgjedhje. Hetimet zbuluan se Çyrbja ka dekonspiruar operacione policore dhe ka shpërndarë të dhëna nga sistemi TIMS, duke ndihmuar persona në kërkim që të shmangin arrestimin. Në dosje theksohet lidhja e ngushtë mes Jurgis Çyrbes dhe të kërkuarit ndërkombëtarisht Altin...