Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kukës/ ‘Detyrim paraqitje’ për Ram Gjomokajn, i arrestuar për ndërtim pa leje
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasin Ram Gjomokaj, i cili u arrestua pak ditë më parë për ndërtimin e 8 objekteve pa leje në një pronë të trashëguar prej tij. Seanca gjyqësore u zhvillua sot nga ora 13:00 deri në 13:40, ku trupi gjykues shqyrtoi materialet hetimore dhe dëgjoi pretendimet e palëve. Në përfundim, gjykata vendosi të lirojë Gjomokajn me kusht, duke i vendosur detyrimin që të paraqitet periodikisht pranë organeve kompetente, deri në përfundimin e hetimeve. Rasti ka ngjallur interes në opinionin lokal për shkak të natyrës së veprës dhe debatit publik mbi ndërtimet pa leje në zona të banuara apo në prona private.