Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Plagosje me thikë në Tiranë, 29-vjeçari godet vëllezërit e tij
Një plagosje me thikë ndodhi këtë paradite në Tiranë, ku raportohet se një 29-vjeçar goditi dy vëllezërit e tij. Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllezërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllezërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit...