Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Merret në pyetje shënjestra e atentatit, Erogen Brajoviç: Pashë Pashë një person me skafandër në kokë dhe armë, ika me vrap…
Erogen Vaso Brajoviç është marrë në pyetje sërish nga hetuesit lidhur me atentatit në Shkodër dy ditë më parë (8 Shkurt) ku të vrarë mbetën dy miqtë e tij, ndërsa vetë u plagos. 43-vjeçari ka rrëfyer se po pinte kafen e mëngjesit kur pa një person me skafandër në kokë dhe armë. “Në atë moment”, deklaroi Erogen, Brajoviç, “u ngrita dhe u largova me vrap”. Por theksoi se autori i masakrës, i dyshuar si Ragip Gilam, e ndoqi nga pas duke e qëlluar.