Nderohet me titullin “Qytetar Nderi” Qemal Parllaku, u zgjodh kryetar i Bashkisë Kukës në zgjedhjet e para pluraliste

Nderohet me titullin “Qytetar Nderi” Qemal Parllaku, u zgjodh kryetar i Bashkisë Kukës në zgjedhjet e para pluraliste

Qemal Parllaku, një figurë e spikatur që me veprën, përkushtimin dhe vlerat që përfaqësonte, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e qytetit të Kukësit, u nderua me titullin “Qytetar Nderi”. Në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1992, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë Kukës. Kryetari i Këshillit Bashkiak dhe kryebashkiaku i Kukësit vlerësuan kontributin e çmuar të Qemal Parllakut, duke theksuar se veprimtaria e tij mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë dhe identitetit të qytetit.Në një ceremoni ku morën pjesë familjarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë, titulli “Qytetar Nderi” iu dorëzua të birit, Luan Parllaku. Ky vlerësim simbolik u cilësua si një kujtim i denjë për figurën e Qemal Parllakut dhe një shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm. Top Channel