Ky është droni rus i rrëzuar në Poloni (Foto)

Ky është droni rus i rrëzuar në Poloni (Foto)

Bota E Mërkurë, 10 Shtator 2025 11:17 Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura Polake raportoi një shkelje të vazhdueshme të hapësirës ajrore nga dronët rusë gjatë një sulmi të gjerë ndaj Ukrainës. Aktualisht është në zhvillim një operacion për të zbuluar dhe neutralizuar këto pajisje ajrore pa pilot. Me urdhër të Komandantit Operacional, janë përdorur armë për të reaguar ndaj kërcënimit. Autoritetet po punojnë për të lokalizuar dhe siguruar mbetjet e dronëve të rrëzuar. Qytetarëve në zonat lindore dhe qendrore të Polonisë u është kërkuar të tregojnë kujdes dhe të mos dalin jashtë. Provincat më të rrezikuara janë Podlaskie, Mazouieckie dhe Lubelskie. Zyrtarët kanë theksuar se situata është nën vëzhgim të vazhdueshëm. Presidenti dhe kryeministri janë informuar për zhvillimet.