Momenti i arrestimit
KAKAVIJË- Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kanë kapur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në pikën kufitare të Kakavijës. Në pranga ka rënë Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.
Ai rezulton i dënuar në Itali me 8 vite e 5 muaj burgim për veprën penale “vjedhje me dhunë”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata të Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.
Njoftimi i policisë
Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për vjedhje me dhunë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:
Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.
