Kroacia kthen domatet shqiptare me pesticide. Prokuroria firmos disa urdhër-arreste, edhe për dy inspektorë të AKU-së

Kroacia kthen domatet shqiptare me pesticide. Prokuroria firmos disa urdhër-arreste, edhe për dy inspektorë të AKU-së

Pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore, Prokuroria e Beratit ka ndërmarrë masa të menjëhershme duke firmosur urdhër-arreste për tre persona të përfshirë në këtë rast. Njoftimi i policisë: Berat/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, operacioni “Again”. Prodhoi dhe eksportoi drejt shtetit Kroat, perime me nivel të lartë preparati “Chlorfenapyr”, si dhe me fatura fiktive blerjeje, vihet në pranga administratori i subjektit. Në pranga dhe dy inspektorë të AKU Berat, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt, kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive. Sekuestrohen perime të ndryshme të cilat dyshohet të jenë...