Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ekskluzive/ Domatet shqiptare me nivele të larta pesticidesh, Prokuroria e Beratit firmos urdhër-arreste. Si produkti arriti të kalonte doganën me fatura fiktive
Pas kthimit pas nga Kroacia të tonelatave me domate, prokuroria e Beratit ka firmosur urdhër-arreste. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se nga operacioni i Seksioni Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në polici dhe Prokuroria e Beratit, u arrestuan tre persona. Pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se autoritetet Kroate kanë konstatuar dhe më pas asgjësuar një sasi prej rreth 8 ton domate e eksportuar nga subjekti “Era-Fruit”, me administrator shtetasin Mariglen Qorri, sasi kjo që pas analizave rezulton me nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë. Ne lidhje me këtë sasi rezulton se shtetasi Mariglen Qorri ka prerë një faturë blerje fiktive nga një fermer dhe këtë faturë e ka...