EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Në sajë të kontrolleve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Tiranën, u bë i mundur kapja e shtetasit Erjon Pere, i njohur edhe me emrin Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.

Sipas njoftimit zyrtar, 35-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Vendimi penal ndaj tij është dhënë më 15 korrik 2024.

Aktualisht, Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e Pere drejt Italisë, ku ai do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

Njoftimi:

PKK Kakavije 

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për vjedhje me dhunë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:
 
Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.      

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.    

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.