Polonia në alarm, radarët kapin dronët rusë brenda hapësirës së saj ajrore. Mbyllen katër aeroporte, vihet në lëvizje edhe NATO

Polonia në alarm, radarët kapin dronët rusë brenda hapësirës së saj ajrore. Mbyllen katër aeroporte, vihet në lëvizje edhe NATO

Katër aeroporte në Poloni, përfshirë më të madhin në Varshavë, janë mbyllur pas raportimeve se dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të saj, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Dy aeroporte në kryeqytetin Varshavë – aeroporti kryesor Chopin dhe aeroporti Warsaw Modlin – u mbyllën. Gjithashtu u pezulluan edhe aeroporti Rzeszów-Jasionka – që është qendra ajrore më e afërt me Ukrainën – si dhe aeroporti Lublin, sipas një njoftimi të publikuar në faqen e internetit të Administratës Federale të Aviacionit të SHBA. Kjo ndodh ndërsa avionët luftarakë të NATO-s dhe Polonisë u ngritën në ajër pasi Rusia nisi një tjetër sulm masiv mbi rajonet ukrainase pranë kufirit me Poloninë. Në orët e para të mëngjesit, forcat e armatosura polake postuan një përditësim në X, ku...