Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkarkimi i Bayrou nga detyra, Macron emëron kryeministrin e ri të Francës
Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Sébastien Lecornu si kryeministrin e ri të vendit, pas rrëzimit të François Bayrou nga Parlamenti ditën e hënë. Lecornu, aktualisht Ministër i Mbrojtjes dhe vetëm 39 vjeç, është një nga figurat më të afërta dhe besnike të Macron. Ai konsiderohet një politikan i ri, por me përvojë të konsiderueshme në administratë dhe në skenën politike franceze. Zgjedhja e tij vjen në një moment delikat për qeverinë franceze, teksa Macron përpiqet të rifitojë stabilitetin pas tronditjeve politike të javëve të fundit. Sébastien Lecornu zëvendëson François Bayrou, i cili humbi mbështetjen parlamentare pas një mocioni mosbesimi që kaloi në Asamblenë Kombëtare. Emërimi i Lecornu pritet të sjellë një frymë të re në krye të ekzekutivit francez, me theks të veçantë në...